Aksident me fatalitet në rrugën Ferizaj-Lipjan, vdes një 21 vjeçare

Aksident me fatalitet në rrugën Ferizaj-Lipjan, vdes një 21 vjeçare

Kronika November 09, 2019 - 09:06
Detajet

Sot rreth orës 01:35 të mëngjesit, në rrugën Ferizaj-Lipjan ka humbur jetën një person kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Viktima është A.A 21 vjeçare, kurse pesë të lënduar kanë marrë trajtim në emërgjencën e Ferizajit ndërsa dy nga ta janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Sipas policisë vozitësi kishte humbur kontrollin e veturësë dhe kështu ka dalë jashtë rrugës ku ka rënë në lumin e fshatit Muzeqinë.