Shantazhohet qytetari në Gjakovë: Paret ose ndaju prej gruas

Shantazhohet qytetari në Gjakovë: Paret ose ndaju prej gruas

Kronika nëntor 08, 2019 - 20:02
Detajet

Një person është shantazhuar në Gjakovë nga disa persona të cilët i ka njohur vetëm përmes Facebook-ut. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës, rasti ka ndodhur për shkak të gruas e cila kishte qenë në lidhje me viktimën e këtij rasti.

Sipas informacioneve disa persona i kanë kërkuar para dhe e kanë kërcënuar me qëllimin e vetëm që të largohet nga gruaja me të cilën ishte në lidhje.

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka thënë se rasti është lajmëruar në mesditën e sotme.

 “Me datë 08.11.2019 në ora 11:00 në stacionin policor Gjakovë ankuesi raporton se është shantazuar nga i një person i dyshuar të cilin nuk e njeh si person, por vetëm përmes rrjetit social Facebook”.

“Personi i dyshuar dyshohet ka kanosur të dëmtuarin nga i cili po ashtu ka kërkuar edhe para. Hetuesit policor me të pranuar informacionin në konsultim me prokurorin e shtetit po punojnë intensivisht në identifikimin dhe arrestimim e personit të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Podrimaj.