Policia arreston pesë persona në Prizren

Policia arreston pesë persona në Prizren

Kronika nëntor 08, 2019 - 15:39
Detajet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sektori i hetimeve rajonale në Prizren, gjatë një aktiviteti të realizuar në rajonin e Prizrenit së bashku më Inspektorët Komunalë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë kryer kontrolle në disa lokacione me qëllim parandalimin dhe zbulimin e organizimit të paligjshëm të skemave piramidale dhe bixhozit dhe me këtë rast ka sekuestruar dëshmi dhe ka ndaluar 5 persona për këtë rast.

Si dëshmi janë sekuestruara: Tri kuti me 1561 zhetonë të lojës “poker”, 2 fletore për lojën “poker”, 2 llap-top kompjuterë, 3 shtëpiza për kompjuterë, 1 diviar,
6 telefona, 1 printer, 16 tiketa të bastorëve dhe 1 cigare të dyshuar me marihuanë.

Lokalet e dyshuara dhe të kontrolluara janë mbyllur nga Inspektorët Komunalë ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë personat S. K. i lindur në vitin 1976, R. R. i lindur në vitin 1994, D. K. i lindur në vitin 1994, F. B. i lindur në vitin 1986 dhe Sh. M. i lindur në vitin 1987. Hetime Rajonale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla më qëllim parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë.