Gjendet një serb pa shenja jete, në Mitrovicën e Veriut

Gjendet një serb pa shenja jete, në Mitrovicën e Veriut

Kronika October 23, 2019 - 12:40
Detajet

Një person është gjetur pa shenja jetë në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin, derisa viktima është mashkull serb.

“Mitrovicë e Veriut 22.10.2019 – 08:39. Në afërsi të objektit të personave të vetmuar, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Serb. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raport.

Tutje shkruhet se  me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.