Punimet e shkëlqyeshme të Shqipdon Aliut (Foto) 

Punimet e shkëlqyeshme të Shqipdon Aliut (Foto) 

Kronika October 22, 2019 - 15:33
Detajet

Shqipdon Aliu, i cili mbrëmë u gjet i vdekur në fshatin e tij, në Gadime të Poshtme, e që ishte i zhdukur që nga 13 tetori cilësohej si një nga dizajneret më të mirë në vend, raporton zeri.info. 

Ndonëse i ri në moshë, Shqipdoni pas vetes kishte një bagazh të madh të punës që kishe bërë. 

I riu nga Gadimja e Lipjanit qysh në moshën 16 vjeçare kishte nisur të punonte. Që nga atëherë e deri tani ai kishte ndërruar disa vende të punës duke qenë punëtor i kompanive të mëdha të dizajnit si: Base Agency, Paralel Studio, Supercut dhe së fundi në agjensionin turistik AsTravel, shkruan zeri.info.  

Shqipdon Aliu njihet edhe për punën e tij në festivalin DokuTech 2019 që u mbajt me 8-9 qershor.

Përveç kësaj Aliu kishte bërë edhe dizajne të logove për kompani të ndryshme në Kosovë që sot janë brende.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga punimet e tij.

Image

Image

Image

Image

Image

Image