Dyshohet se vrau vëllain e vet, një muaj paraburgim

Dyshohet se vrau vëllain e vet, një muaj paraburgim

Kronika October 21, 2019 - 10:38
Detajet

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të të pandehurit, A.M., me dyshimin e bazuar se ai kishte kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragraf 1, të KPRK-së.


“Më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër. Po ashtu, ai më parë e deri më 08.05. 2019, pa autorizim ka mbajtur armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit, ndaj të të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30- ditësh dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga gjykata kompetente.