Aksidentohen dy mërgimtarë në Serbi

Aksidentohen dy mërgimtarë në Serbi

Kronika October 19, 2019 - 19:25
Detajet

Dy kosovarë, janë përfshirë në një aksident trafiku në Serbi.

Mediat serbe raportojnë se aksidenti ka ndodhur sot në hyrje të Kurshumlisë.

Aksidenti ka ndodhur mes veturës së kosovarëve dhe një tjetër serbe.

Mësohet se, vetura  ‘Yugo’ që ndodheshin dy serbë, është shtypur pothuajse plotësisht, ndërkaq me dëme materiale përfundoi edhe vetura e shqiptarëve të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda.