Dëmtohet rruga në Bërrnicë të Prishtinës që u asfaltua para 4 viteve

Dëmtohet rruga në Bërrnicë të Prishtinës që u asfaltua para 4 viteve

Kronika October 19, 2019 - 10:28
Detajet

Një rrugë në Bërrnicë të poshtme në Prishtinës është dëmtuar dukshëm.

Rruga e re që u asfaltua para rreth katër viteve ka nisur të dëmtohet. Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të ndërhyjë, në mënyrë që të mos dëmtohet më shumë, shkruan lajmi.net.

“Ju lutem qe te reagoni. Kjo rrugë Cerriku dhe Vidovdanska, janë asfaltuar para 4 vjetëve , nëse është ne garancion le të vijnë ta rregullojnë. Janë diku 80 metra te dëmtuara sepse kjo rrugë është shumë me rendësi, se është rrugë transit shumë e ngarkuar, ka kerre, kamionë etj. Nëse nuk rregullohet vazhdon dëmtimi”, thuhet në kërkesën e një qytetari drejtuar Komunës së Prishtinës nëpërmjet platformës digjitale ‘ndreqe’.

Më poshtë mund të shihni dhe disa fotografi të gjendjes aktuale të rrugës.

Image

Image

Image