Pamjet ku ndodhi aksidenti tragjik, punëtori shqiptar 18 vjeç u shtyp nga rruli që ngjesh asfaltin

Pamjet ku ndodhi aksidenti tragjik, punëtori shqiptar 18 vjeç u shtyp nga rruli që ngjesh asfaltin

Kronika October 16, 2019 - 19:01
Lexoni detajet

Një aksident tragjik ndodhi këtë pasdite në bypassin e Fierit, atje ku një punëtor vetëm 18 vjeç, u shtyp për vdekje nga një mjet i tipit rrul, i cili ngjesh asfaltin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Pojan. Drejtuesi i mjetit ishte një 41 vjeçar ndërsa është mësuar dhe identiteti i të ndjerit. I riu quhet Mateo Koza dhe ishte banues në Tepelenë. I riu ishte punëtor dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mbetet ende për t’u parë sesi ka ndodhur ky aksident i rëndë, kush ishin rrethanat që sollën tragjedinë dhe kush do të mbahet përgjegjës.

Ndërkohë më poshtë mund të shihni disa nga pamjet në vendngjarje:

Image

Image

Image

Image

Image