Arrestohet në Mitrovicë nxënësi që hodhi sprej në një klasë

Arrestohet në Mitrovicë nxënësi që hodhi sprej në një klasë

Kronika October 15, 2019 - 16:14
Detajet

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

I dyshuari është nxënës i një shkolle në këtë qytet.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 9:30, derisa i dyshuari ndodhej në shkollë brenda klasës së mësimit kishte hedhur një sasi sprej ku si pasojë 11 nxënës kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”- tha Zahiti.

“Pas tretmanit mjekësor nxënësit janë liruar. Ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar spreji i cili është përdorur”.

Pas procedurave të nevojshme dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.