Pejë: Arrestohet personi që po kërkohej nga policia

Pejë: Arrestohet personi që po kërkohej nga policia

Kronika October 14, 2019 - 13:47
detajet

Policia e Rajonit të Pejës kanë njoftuar se kanë arrestuar një person nga Juniku, raporton Express.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Junik, ka ndërmarrë veprime policore në ekzekutim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Deçan, në kërkim të të dyshuarit të dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burgim, ku sot më 14.10.2019 rreth orës 10:00, në Junik, është arrestuar personi i kërkuar:

M. Z. i lindur me 1980 m/k/sh
 
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Deçan, është dërguar në vuajtje dënimi, në QK Dubravë.