Ky është helmi që Serbia përdori në zarfet e dërguara me kuti në Kosovë

Ky është helmi që Serbia përdori në zarfet e dërguara me kuti në Kosovë

Kronika October 13, 2019 - 19:46
Lexoni detajet

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Lajmin e ka konfirmuar Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka treguar për helmet që përdorë Serbia për këto raste.

“Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjensve biologjik”, ka shkruar Kajzati në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Helmimi i zyrtarve te KQZ gjate numrimit te votave pas hapjes se zarfave te ardhur nga Serbia eshte pjese e aktiviteteve subverzive qe aparati shtetror i Serbise zhvillon ne drejtim te Kosoves.

Serbia posedon kapacitete te dijes dhe kapacitete materiale per prodhimin e armeve kimike dhe agjensve biologjik.

Ne vitet e tetedhjeta SDB, ne Institutin e Sigurise qe ndodhet ne Zemun kishte zhvilluar programe te prodhimit te armatimit special i cili ishte perdorur nga operativet e ketij shërbimi ne aksionet terroriste ne vendet perëndimore, ne drejtim te emigracionit politik shqiptar dhe kroat. Nga mejtet e perdorura ne keto aksione ishin kançet e Coca Coles, ne te cilat ishte e kamufluar masa e eksplozivit plastik me ndezes me kronometer, si dhe masa perzirje e napalmit e kamufluar ne paketime cigaresh dhe ne kanaçe me te cilat jane djegur bizneset e emigracionit kroat.