Po kthehej nga dasma e të bijës, 65 vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik

Po kthehej nga dasma e të bijës, 65 vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik

Kronika October 13, 2019 - 18:05
Lexoni detajet

Nga gëzimi për martesën e të bijës tek vdekja. Kjo është historia tragjike që raportojnë mediat në Itali, mbi një aksident që i mori jetën një shqiptari.

65 vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, po udhëtonte me vajzën dhe gruan pas dasmës që kishte organizuar e bija tjetër. Në kthim, makina e tyre përplaset rëndë me një tjetër automjet. Si pasojë e impaktit të fortë njëra prej makinave ka flutuar jashtë rrugës, ndërsa tjetra ka mbetur e shkatërruar në mes të aksit rrugor. Në makinën e shqiptarëve, humbi jetën babai 65 vjeçar, ndërsa vajza e tij (drejtuesja e mjetit) dhe e shoqja fatmirësisht kanë shpëtuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria dhe deri më tani shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.