Tri gra e rrahin një tjetër në Prishtinë: Arrestohen

Tri gra e rrahin një tjetër në Prishtinë: Arrestohen

Kronika tetor 08, 2019 - 13:53
Detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra te rruga ‘B’ në Prishtinë, pasi që dyshohet se e kanë rrahur një tjetër.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervisitimit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se për shkaqe të panjohura e kanë sulmuar tri femra të panjohura. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me datën 07.10.2019 njësitë e hetuesisë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tri femra të dyshuara K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje.