Kjo është arsyeja e arrestimit të 4 kosovarëve në Mal të Zi

Kjo është arsyeja e arrestimit të 4 kosovarëve në Mal të Zi

Kronika tetor 07, 2019 - 12:35
Detajet

Pasi që është paralajmëruar se stanet e kosovarëve në Mal të zi do të rrënohen dhe do të ndërtohet një qendër skijimi, atëherë nëse ata nuk do t’i rrënojnë në kohë të caktuar, në të kundërtën do t’i rrënojnë në eksavator. Pas paralajmërimit, Mali i zi do t’i rrënojë këto stane, teksa pronarët po kundërshtojnë duke i penguar për të mos i rrëzuar ato.

Si pasojë e kësaj janë arrestuar përveç se më herët është raportuar për dy persona të arrestuar me inicialet A. Shala, A. Shala, tani është bërë e ditur edhe për dy persona të tjerë Z. Shala dhe C. Shala.

Kujtojmë që edhe kryeministri në detyre Ramush Haradinaj ka thënë se është e padrejtë që të rrënohen këto stane, derisa ka paralajmëruar se janë duke diskutuar me autoritet malazeze për të gjetur një zgjidhje.

“Kosova duhet me pasë një marrëveshje me Malin e Zi, për shfrynim të pronës në shtetin. Unë jam njohës i asaj zone, i takova këta të Dubovnikut, Mali i Zi është ka ju dërgon urdhëresa për mi rrënua ato, por prona është e tyre, por është jashtë kufijve të Kosovës. Është e padrejtë që Mali i Zi me i rrënua stanet se ata i kanë qe qindra vjet. Kam kërkuar prej ambasadës tonë menjëherë me vepru që me i suspenduar këto urdhëresa”, ka potencuar Haradinaj.