Jepen detaje për varrimin e gazetares së RTK-së

Jepen detaje për varrimin e gazetares së RTK-së

Kronika shtator 20, 2019 - 20:49
Detajet

Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani.

Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Varrimi i së ndjerës bëhet të dielën me datë 22.09.2019, në orën 16:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.

Ndërsa e pamja mbahet në Kompleksin “Universal” (banesat e gjelbërta afër shkollës “Mileniumi i Tretë” Rr.Isa Kastrati, Mati I).

Kujtojmë që ajo la pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Image