Pësoi infarkt ditën e djeshme, gjykata jep masën e sigurisë për pedagogun që i kërkoi favore seksuale studentes

Pësoi infarkt ditën e djeshme, gjykata jep masën e sigurisë për pedagogun që i kërkoi favore seksuale studentes

Kronika September 20, 2019 - 14:41
Detajet

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me 10 ditë, për Denis Himçin pedagogun që kërkonte favore seksuale nga studentja në Universitetin e Elbasanit.

Himçi nuk ka qenë prezent në seancën gjyqësore ndërkohë që vendimi i është komunikuar në spital. Ai ndodhet në spital pasi ditën e djeshme pësoi një para-infarkt.

36-vjeçari, ish-pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Në video-skandalin e denoncuar nga “Stop”, Denis Himçi i kërkonte studentes lidhje intime në këmbim të marrjes së provimeve.

Përpos kësaj, ai ofrohej që të ndërhynte edhe tek kolegët e tij në Universitet, lëndët e të cilëve studentja i kishte të mbartura

Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” pezulloi nga detyra Denis Himçin.