Vdes në QKUK i aksidentuari një javë më parë në Prizren

Vdes në QKUK i aksidentuari një javë më parë në Prizren

Kronika September 20, 2019 - 11:27
Detajet

Një person ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Viktima mashkull, pesë ditë më parë ishte aksidentuar në Prizren, dhe më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK, në gjendje të rëndë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.