'Kapet hajni' i pyllit, kështu vepron policia me të!

'Kapet hajni' i pyllit, kështu vepron policia me të!

Kronika September 20, 2019 - 11:00
Detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person i cili është zëne duke transportuar dru me kamion pa dokumentacion.

Sipas PK-së i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, përcjell “Zëri.info”.

“Ferizaj 19.09.2019 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili nga njësiti policor është ndaluar duke transportuar dru me kamion pa dokumente – fletë përcjellje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së./ZËRI