Aksident i rëndë në Shtime, vetura godet për vdekje 30-vjeçarin

Aksident i rëndë në Shtime, vetura godet për vdekje 30-vjeçarin

Kronika September 20, 2019 - 09:09
Detajet

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Shtime, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një person i moshës 30-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:05 minuta në rrugën “Ismail Qemajli”, në Shtime.

Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transpotues me targa lokale,  E.Q. 35 vjeç, godet biçiklistin  F.I. 30 vjeç, me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore.

“I  lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësi i  automjetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.