Policia e Kosovës realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut në komunikacion

Policia e Kosovës realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut në komunikacion

Kronika September 19, 2019 - 16:12
Detajet

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut.

Sipas njoftimit për media, vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë  dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve, dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik.

Po ashtu në njoftim thuhet se pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shenja është dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.