Aksident mes një veture e një kamioni në Veternik

Aksident mes një veture e një kamioni në Veternik

Kronika September 19, 2019 - 16:04
Detajet

Minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Veternik ku janë ndeshur një kamion dhe një veturë.

Për "Zëri.info", zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, ka thënë se nga ky aksident ka mbetur e lënduar një grua, raporton "Zëri.info".

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj (Veternik) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të nje automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Si pasoj e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesja e veturës. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Image

Image