Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 32-vjeçari

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 32-vjeçari

Kronika September 18, 2019 - 19:03
Detajet

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. 32-vjeçari R.Ç i cili udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga mjeti që drejtohej nga shtetasi E.C. i cili u arrestua më pas nga ana e policisë.

Njoftimi për ngjarjen.:

Më datë 17.09.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi në mbrëmjen e datës 17.09.2019 në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.