Ndalohet shoferi i trenit që e la të vdekur të miturën
Kronika
September 17, 2019 - 18:48
Detajet
Një vajzë e mitur ka vdekur mesditën e sotme në Klinë, pasi është goditur nga treni.
Shoferi i trenit është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.
Në një prononcim, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar ndalimin e shoferit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 ore shoferi i trenit”, ka thënë Nikçi për Gazetën Sinjali.
Me të ndodhur aksidenti tragjik, prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitë relevante policore.