Vjen reagimi i babait të Triumf Rizës, pas dënimit të Enver Sekiraqës me 30 vjet burgim

Vjen reagimi i babait të Triumf Rizës, pas dënimit të Enver Sekiraqës me 30 vjet burgim

Kronika September 16, 2019 - 22:18
Detajet

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, policit të Kosovës që u vra 12 vite më parë, ka folur pasi është dhënë dënimi për herë të dytë nga Gjykata në Prishtinë për Enver Sekiraqën për shkak të ‘nxitjes së vrasjes’.

Autorët e vrasjes së djalit të tij, Riza i ka quajtur kriminelë, duke thënë se dënimi duhet të jetë shembull.

“Të jetë dënimi shembull, që kriminelët të mos kryejnë kurrë krime”.

“Nuk u jam përzier gjykatave dhe nuk kam pas pasur arsye t’ju përzihem, unë besoj se dënimi ka mundur të jetë më kapital”, ka deklaruar babai i Triumf Rizës.

Ai është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dënimit.

Rreth 12 vjet pas vrasjes se pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Triumf Riza, i akuzuari Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë 30 vjet burgim.

Ai ështe dënuar që e ka nxitur Arben Berishën ta vrasë Triumf Rizën. Berisha një proces të ndarë gjyqësor është dënuar me 30 vjet burg.