Burri nga Rahoveci i dehur e rreh babanë e bën për spital

Burri nga Rahoveci i dehur e rreh babanë e bën për spital

Kronika September 16, 2019 - 11:40
detajet

Një person është arrestuar mbrëmë në Rahovec, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij, derisa, i njejti si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari në momentin kur ka kryer sulmin dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Pas intervistimit me vendimit të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa, rasti po hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull k/shqiptar i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari në kohën kur i kishte kryer veprat e cekura më lart dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të policisë.