Arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve policor për marrje ryshfeti

Arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve policor për marrje ryshfeti

Kronika September 15, 2019 - 15:18
Detajet

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve H. D. dhe M. M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa për të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas njoftimit, të pandehurit dyshohen se kane kërkuar ryshfet nga i dëmtuari B. R. në shumë prej katërqind euro, me qellim që të mos ekzekutojnë aktgjykimin e Gjykatës Themelore ne Ferizaj – Divizioni për Kundërvajtje, për zbatimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të kategorisë “B” në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, ndërsa më 13 shtator 2019 një një restorant, i pandehuri H. D., ka pranuar për vete dhe kolegun tij M. M. katër kartëmonedha nga njëqind euro të vendosura në pako të cigareve.

Andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Hysnije Gashi, kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka refuzuar, ndërsa konform dispozitës së nenit 183 të KPPRK-së të njëjtëve u është caktuar masa arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.