Aksidentohen tri vetura në Poklek të Drenasit, lëndohen dy persona

Aksidentohen tri vetura në Poklek të Drenasit, lëndohen dy persona

Kronika September 14, 2019 - 21:04
Detajet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën Drenas – Komoran (vendi Poklek i ri), në mes tri automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjkësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njesiti i trafikut.  “, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, si pasojë e aksidenteve dhjetëra persona e kanë humbur jetën brenda këtij viti.