Ngjarje si në filma, pronari e rrah punëtorin ky i fundit ja vë flakën lokalit

Ngjarje si në filma, pronari e rrah punëtorin ky i fundit ja vë flakën lokalit

Kronika September 14, 2019 - 11:15
Detajet

Ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në qytetin e Prizrenit më saktësisht në fsharin Zhur, ku një punëtor i ka venë flaken garazhës së lokalit ku punonte.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori e ka bërë këtë veprim pasi është rrahur nga pronari dhe dy punëtoret e tij, përcjell "zëri.info".

Si pasojë e zjarrit janë djegur një veture një motoçikletë dhe gjesende të tjera.

"I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që është rrahur nga pronari i lokalit dhe dy punëtorët e tij të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, i njëjti i ka vënë zjarrin garazhdës të pronarit të lokalit. Si pasojë e zjarrit, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera. Katër të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuar i rrahur ka pranuar tretman mjekësor me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./ZËRI