I dyshuari me probleme psikike rrah nënën e tij në Drenas

I dyshuari me probleme psikike rrah nënën e tij në Drenas

Kronika shtator 12, 2019 - 10:17
Detajet

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ditën e djeshme në fshatin Arllat të Drenasit I dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike ka rrahur nënën e tij.

Ai është arrestuar në shtëpinë e tij dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë.

Pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.