Perleshje me thika në Obiliq, lëndohet një person

Perleshje me thika në Obiliq, lëndohet një person

Kronika shtator 11, 2019 - 14:46
Detajet

Sot rreth orës 13:00,  në Obiliq ka ndodhur një përleshje mes disa personave , ku një prej tyre është lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor.

Në lidhje me këtë rast për "Zëri.info" ka folur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se PK-ja tashmë ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe janë në kërkim të tyre, shkruan "Zëri.info".

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull).  Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti./ZËRI