
Nipi vret dajën në Lipjan, kërkohet paraburgim për të dyshuarit
Kronika
September 10, 2019 - 18:58
Detajet
Për shkak të disa problemeve pronësore – nipi e ka vrarë dajën e tij më 7 shtator në Lipjan.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar një muaj paraburgim për dy personat e arrestuar të cilët dyshohet se u përfshinë në vrasjen e këtij personi.
“Ne si prokurori në bazë të provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, kemi kërkuar një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve të përfshirë në këtë vrasje”, ka thënë Iliaz Beqiri, prokurori i rastit për Express.