35-vjeçari gjendet i varur në pemë

35-vjeçari gjendet i varur në pemë

Kronika shtator 09, 2019 - 13:42
Lexoni detajet

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Milano të Italis.

Forcat e policisë e kanë gjetur 35-vjeçarin të varur në një pemë, ku ka qëndruar aty i fshehur deri mbasditen e së dielës.

Identifikimi se viktima ishte shqiptar u bë përmes dokumenteve që 35-vjeçari kishte me vete, të cilat sipas policisë ishin në rregull.

Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si unazë martese.

Ende nuk dihen autorët që e kanë bërë këtë vrasje ndërsa po hetohet në lidhje me pistën e vetvrasjes.