Policia bastis dy lokale të natës në Klinë

Policia bastis dy lokale të natës në Klinë

Kronika August 24, 2019 - 19:51
Lexoni detajet

Stacioni Policor në Klinë, ka njoftuar se më 23.08.2019 në përkrahje të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, NjRSh , Administratës tatimore dhe inspektorëve të punës, ka realizuar planin operativ "Inspektimi".

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në dy lokacione, lokale të natës, ndërkaq gjatë implementimit të planit, inspektorët kanë filluar me procedurë mbi shkeljet e supozuara - si mos përdorim i arkave fiskale, mos lidhja e kontratave me punëtoret, e shkelje të tjera.

Ndërsa nga ana e policisë në njërin lokal janë gjetur dhe sekuestruar:

-Një pistoletë me 10 copë fishek

-Një sprej gaz lotsjellësi,

-Një thikë dhe një automjet është marr për shmangie doganore.

Ndërkaq në lokalin e dytë është gjetur dhe sekuestruar një gaz lotsjellës.

Policia njofton se njëkohësisht patrullat në lëvizje kanë ndaluar, kontrolluar një automjet tek pronari-ngasësi i të cilës kanë gjetur dhe sekuestruar një armë ilegale.

“Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të cilit, i dyshuari për posedim të armës është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në zonën e Deçanit, Policia njofton ka pranuar një informacion nga qytetarët se në fshatin Lëbushe – Deçan në oborrin e një lokali të natës, kishte të shtëna me armë zjarri.

“Pas një pune operative- hetimore të Njësitit të Hetimeve SP-Deçan, është arritur që të identifikohet-arrestohet i dyshimti F.F. (1979) dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit në Pejë, dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një arme e tipit ‘ECOL-SM’ cal-9 mm Gas, një karrikator , 37 –fishek-gas, 9 gëzhoja te të njëjtës armë”, thuhet në njoftim.

Sipas kumtesës, në lidhje me rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet raporti përkatës i incidentit, kurse i dyshimti të lirohet në procedurë të rregullt.