Gjithçka rreth aksidentit masiv që ndodhi sot në Prishtinë

Gjithçka rreth aksidentit masiv që ndodhi sot në Prishtinë

Kronika August 23, 2019 - 22:41
Lexoni detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, 3 persona lëndohen kur kamioni godet kolonën e veturave

Kjo ishte shpejtësia me të cilën po vinte kamioni I kompanisë Pastrimi, që goditi 7 vetura në rrugën Agim Ramadani.

Dhe ky është momenti kur shoferi nuk mund të frenojë dhe shkakton aksidentin.

Nga ky aksident masiv mbetën të lënduar tre persona. Njëri punëtor i kompanisë ‘Pastrimi’ dhe dy të tjerë, që gjendeshin në vetura.

“Gjendja e të lënduarve është jashtë rreziku për jetë”,

 “Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar mjeku kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqi.

Shoferi i cili ishte duke vozitur kamionin qëndroi në vendngjarje, por nuk pranoi të flasë para kamerës për aksidentin.

E prapa saj, i tha T7’shit se kontrollin teknik ia kishte kryer automjetit, vetëm një javë më parë.

Ndërkohë, një dëshmitar që ishte aty në kohën e aksidentit, tregoi për T7 atë se cfarë kishe parë.

Ndërsa lidhur me këtë aksident, ka folur edhe kryeshefi I kompansisë ‘Pastrimi’

 “Saktësisht nuk e dimë por ka hamendje që nuk i kanë punuar frenat, por duhet ta dinë qytetarët që ai kamion është dalur nga këtu në ora 7 në mëngjes ka punuar deri në ora 1 ka ndodhur aksidenti, shyqyr zotit që nuk ka pasur ndonjë fatalitet. Kontrollet teknike i bëjmë në kuadër të standardeve të janë të caktuar prej ministrisë, kurse rregullimet riparimet i bëjmë edhe vet e kemi edhe autoparku tonë ku punojnë 30 mekanik që çdo ditë i kontrollojnë veturat a janë në gjendje të rregullt,por ka edhe raste kur ndodhin aksidentet.  Nuk ma merr mendja që ka pasur telashe të tilla por që një herë ndodhë”, tha Kelmendi.

Rreth 6 muaj më parë, një aksident i ngjashëm me kamion ndodhi në Gjilan. Si pasojë e të cilit kishin vdekur 2 persona, e ishin lënduar shumë të tjerë.