Aktakuzë ndaj inspektorit komunal të Prizrenit

Aktakuzë ndaj inspektorit komunal të Prizrenit

Kronika August 23, 2019 - 15:21
Lexoni detajet

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.G., në cilësi të personit zyrtar – Inspektor në Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari A.G., me datë 03.10.2017, në fshatin Reçan të Komunës së Prizrenit, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Inspektor në Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj, dhe njëkohësisht i ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore,

“I akuzuari A.G., ditën kritike derisa po inspektonte objektin në ndërtim nga investitori H.K., pa fakte, konstaton në procesverbalin për inspektimin e kryer, se investitori ka respektuar pikat e kadastrit, duke i mundësuar investitorit të bëjë ndërtimin e objektit  në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke i mundësuar H.K., të uzurpojë një sipërfaqe prej rreth 155 metrash katror të pasurisë shoqërore në të cilën e ka ndërtuar një pjesë të objektit.”