QKUK jep detaje për gjendjen e të aksidentuarve në Prishtinë

QKUK jep detaje për gjendjen e të aksidentuarve në Prishtinë

Kronika August 23, 2019 - 13:56
Lexoni detajet

Zyra për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë të ditur për “Zëri.info” se deri më tani nga aksidenti i ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, vetëm tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në QKUK.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Prishtinë - Kamioni godet disa vetura

Sipas zyrës për informim, këta persona kanë marrë vetëm disa lëndime të lehta dhe nuk kanë rrezik për jetë.

“Tre persona kanë kërkuar trajtim në Klinikën Emergjente. Ata kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë duke iu nënshtruar disa ekzaminimeve. Stafi mjekësor është duke u përkujdesur për ta”, është thënë për “Zëri.info” nga Zyra për Informim në QKUK.

Kujtojmë se kamioni i kompanisë së mbeturinave “Pastrimi” nuk ka arritur të frenoj dhe ka goditur disa vetura që kanë qenë duke qarkulluar në këtë rrugë si dhe vetura tjera që kanë qenë të parkuara.

Image 
Image 
Image
Image