Aksident i rëndë në Prishtinë - Kamioni godet disa vetura

Aksident i rëndë në Prishtinë - Kamioni godet disa vetura

Kronika August 23, 2019 - 13:22
Lexoni detajet

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Para pak çastesh në Prishtinë në rrugën “Agim Ramadani” ka ndodhur një aksident i rëndë ku është përfshirë një kamion me disa vetura, raporton 'Zëri.info". 

Kamioni i kompanisë së mbeturinave “Pastrimi” nuk ka arritur të frenoj dhe ka dalë në korsinë e kundërt duke goditur disa vetura që kanë qenë duke qarkulluar në këtë rrugë si dhe vetura tjera që kanë qenë të parkuara.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia e Kosovës. 

Sipas lexuesve të ‘Zëri.info” deri tek ky aksident ka ardhur si pasojë e problemeve me frena që kishte kamioni i mbeturinave.

Siç mëson Zëri.info në këtë aksident janë përfshirë 9 vetura. Ndërsa, edhe disa vetura të tjera të cilat kanë qenë të parkuara po ashtu janë dëmtuar. /ZERI

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image