Arrestohet një person, falsifikoi patent-shoferin e Sllovenisë për t’u pajisur me një të Kosovës

Arrestohet një person, falsifikoi patent-shoferin e Sllovenisë për t’u pajisur me një të Kosovës

Kronika August 22, 2019 - 17:18
Lexo Detajet

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit dhe legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I dyshuari dyshohet se ka falsifikuar një patent-shofer të Kosovës dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet e Kosovës për pajisje me patent-shofer të Kosovës.

Atij i është konfiskuar patent-shoferi i Kosovës dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton Policia e Kosovës, përcjell zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës arreston një person për “Falsifikim të dokumentit dhe Legalizim i përmbajtjes së rreme”

Me datë 22 gusht 2019, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë ka pranuar informacione se një person I dyshuar ka bërë falsifikimin e një dokumenti personal.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, menjëherë është filluar me procedurat e nevojshme për hetim të rastit, me ç’rast edhe është kryer arrestimi i personit të dyshuar.

Personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentëshofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për paisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar i arrestuar është:

ë K. G viti i lindjes 1965 M Shqiptar/Kosovar

Lidhur me rastin, nga i lartëcekuri është konfiskuar një patentë shofer i Republikës së Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.