Pamje të reja nga prishja e restorantit të Kokëdhimës, që sulmoi turistët spanjollë

Pamje të reja nga prishja e restorantit të Kokëdhimës, që sulmoi turistët spanjollë

Kronika gusht 21, 2019 - 10:35
Lexoni detajet

Dhunimi që Mihal Kokëdhima pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrolle mbi restorantin ku rezultoi që restoranti ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

Kjo ka bërë që sot të merret vendimi për prishjen e restorantit “Panorma” i cili ndodhet në plazhin e Porto Palermos në Himarë. Aktualisht ka rreth 100 forca police dhe të IKMT-së tek restoranti si dhe një vinç që do të shembë restorantin e Kokëdhimës.

Pritet largimi i orendive nga restoranti dhe hoteli qe ti filloj prishja e godines. Ndërkohë është shembur tabela kryesore me emrin e restorantit.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima ka marrë masën arrest me burg. Ai ndoqi dhe dhunoi turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin.