Vajza rrah nënën në Mitrovicë

Vajza rrah nënën në Mitrovicë

Kronika August 20, 2019 - 14:27
Lexoni detajet

Një femër e komunitetit boshnjak është arrestuar në Mitrovicë, e cila në banesën e tyre e kishte sulmuar fizikisht nënën e saj.

Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor .

E dyshuara pas intervistimit me urdhër të  prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.