Gjendet e vdekur në bunar 62-vjeçarja nga Mitrovica

Gjendet e vdekur në bunar 62-vjeçarja nga Mitrovica

Kronika gusht 20, 2019 - 14:13
Lexoni detajet

Të hënën në Mitrovicë një grua ka humbur jetën.

Një 62-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në pus (bunar) në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zhaiti.

“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës sot rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeki kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes së 62 vjeçares.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.