Drejtori i administratës në Podujevë sulmon një punëtor komunal

Drejtori i administratës në Podujevë sulmon një punëtor komunal

Kronika August 19, 2019 - 16:53
Lexo Detajet

Një incident ka ndodhur të martën e kaluar në objektin e Komunës së Podujevës,  ku drejtori i Administratës, Gëzim Namani ka sulmuar një zyrtar (punëtor) tjetër komunal.

Ky i fundit rastin e ka paraqitur edhe në Stacionin e Policisë në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Policia e Kosovës dhe zyrtarja për informim e Komunës e kanë konfirmuar përleshjen.

“Me datën 13.08.2019, zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës, janë informuar për një mosmarrëveshje. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, me urdhër të prokurorit kujdestar është përpiluar raport i veçantë, i cili me pas është proceduar në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndaj personave që janë përfshirë në përleshje, është inicuar procedurë disiplinore.

Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi tha se për këtë rast është iniciuar një procedurë disiplinore në Komisionin Disiplinor si mosmarrëveshje verbale.

“Javën që shkoi ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale në mes të drejtorit të Administratës dhe një punëtori të Komunës. Lidhur me këtë rast është iniciuar procedurë në Komision Disiplinor për shkelje të disiplinës në punë”, ka thënë Elezi.