Policia jep informata rreth aksidentit të djeshëm në Suharekë ku vdiq një vajzë nga Kumanova

Policia jep informata rreth aksidentit të djeshëm në Suharekë ku vdiq një vajzë nga Kumanova

Kronika August 19, 2019 - 12:20
Lexoni detajet

Dje në Suharekë është raportuar se  e dyshuara femër shtetase e huaj, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin  duke përfunduar në mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një femër, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, të gjitha Shqiptare, shtetase të huaja, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.