E dërgon fëmijën për kontroll, nëna rrah infermieren

E dërgon fëmijën për kontroll, nëna rrah infermieren

Kronika August 18, 2019 - 14:06
Lexoni detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi që një grua i ka rrahur infermieren e cila ishte duke ia kontrolluar fëmijën asaj, raporton “zëri.info”.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor teksa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur.

“Spitali Rajonal, Prizren 17.08.2019 – 01:05. Viktima femër K/Shqiptare motër medicionale ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi që derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur”, bëri të ditur policia e Kosovës. /ZËRI