Kapet nga Policia dhe dërgohet në burg Hilmi Zena, i dënuari në rastin e Antigona Morinës

Kapet nga Policia dhe dërgohet në burg Hilmi Zena, i dënuari në rastin e Antigona Morinës

Kronika August 17, 2019 - 21:30
Lexoni detajet

Është kapur të premten në Aeroportin e Prishtinës, Hilmi Zena, burri që u dënua për veprën penale të moskryerjes së detyrimeve familjare, në rastin e vdekjes së Antigona Morinës, gruas së tij, në vitin 2011.

Zena u arrestua të premten në Aeroportin “Adem Jashari” teksa po kthehej në Kosovë, nga ku ishte arratisur për të mos e mbajtur dënimin.

Të shtunën, Zena është dërguar në mbajtje të dënimit, ka njoftuar sot zyra për media e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Hilmi Zena akuzohej se ka kryer veprën penale të moskryerjes së detyrimeve familjare. Ai nuk e kishte dërguar te mjeku të ndjerën kur ajo pësoi hemorragji. Pavarësisht gjendjes së rënduar, është konstatuar se ai vazhdonte marrëdhëniet seksuale me të.

Ai u largua nga Kosova, pasi Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti, vërtetoi dënimin me dy vite burgim për vdekjen e ish-gruas.

Antigona Morina vdiq në korrik të vitit 2011, tre ditë pasi ishte martuar me Hilmi Zenën, të dy nga Rahoveci.