Therje me thikë në Prishtinë, dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Therje me thikë në Prishtinë, dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronika August 15, 2019 - 23:17
Lexoni detajet

Sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në Prishtinë, janë therur me thikë dy të rinj, një vajzë dhe një djalë. Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

“Me 15.08.19 rreth ores 22:00, ne rrugen Ahmet Derguti te lagjjes Arberia ka ndodhur nje rrahje ne mes te disa personave. Si pasoj e rrahjes dy persona kane pesuar lendime, dyshohet se personat kane pesuar lendime te renda nga mjeti i ftoht thike. Njesitet policore kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, perderisa dy personat e lenduar jane duke u trajtuar ne QKUK.”, e ka konfirmuar Kelani.

Ai ka njoftuar se njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin.