Detaje nga atentati ndaj 48 vjeçarit: Pak para vrasjes bashkëshortja ndalet në market

Detaje nga atentati ndaj 48 vjeçarit: Pak para vrasjes bashkëshortja ndalet në market

Kronika gusht 12, 2019 - 14:48
Detajet

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e ndodhur mesditën e sotme në Rrëshen.

Policia ka gjetur një fuoristradë të djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit Armando (Tonin) Gjini.

Makina është gjetur në Gziq të Mirditës.

48-vjeçari u qëllua brenda makinës së tij nga persona të paidentifikuar, të cilët u arratisën me shpejtësi pas krimit.

Gjini, i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit është qëlluar brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur.

Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t’u ndalur në një market.