Aksident fatal, humb jetën 35-vjeçarja

Aksident fatal, humb jetën 35-vjeçarja

Kronika gusht 11, 2019 - 18:45
Lexo Detajet

Një këmbësore 35-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet në rrugën Levan-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 në afërsi të fshatit Varibop, ku automjeti tip “Benz” me drejtues  E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar për vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).

Pas kësaj ngjarje të rëndë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit E.A ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.