Vrasja e 9-vjeçarit në Fushë Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Vrasja e 9-vjeçarit në Fushë Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Kronika July 23, 2019 - 14:08
Lexo Detajet

Kujtim Veseli 9-vjeçar nga Fushë Kosova dyshohet se u dhunua seksualisht e pastaj u vra nga i dyshuari Sefedin Osmani 19-vjecar gjatë javës së dytë të muajit korrik. Kujtimi disa herë kishte raportuar në polici se po ngacmohej seksualisht, fizikisht e psiqikisht nga Sefedini. Por përgjatë gjithë kohës, personi që po e ngacmonte Kujtimin, pra Sefedini po qëndronte në liri, ani se ndaj tij ekzistonte një kallëzim penal i ngritur nga policia para disa muajve. 

Kujtimi i gjet i vrarë gjatë pasdites së 11 korrikut të këtij viti. E për këtë rast ka pasur reagime të shumta nga ana e qytetarëve, organizatat të ndryshme por edhe nga të zgjedhurit e popullit-deputetët.

Sot gjatë përballë Qeverisë së Kosovës është mbajtur një parsh protestues i organizuar nga aktivist  protestues nga aktivistë kundër racizmit, pas vrasjes së 12-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Protestuesit thanë se ai u vra si pasojë e neglizhencës së policisë, derisa kanë kërkuar shkarkimin e prokurorit që sipas tyre nuk ka marrë asnjë hap që ta parandalojë vrasjen e 9-vjeçarit.

Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin Sefedin Osmani 19-vjecar për vrasjen e 9-vjeçarit, të cilin më parë e kishte përdhunuar.